Idrizi takon Resulin, stoli “peng” i një telefonate/ “Vlora nuk duron, merri mirë masat”, administratori i pavendosur

Sinan Idrizi takon Dritan Resulin. Ajo që pritej prej ditësh, ndodhi dje. Gjatë paradites administratori është ulur me trajnerin që mbylli sezonin.

RESULI

Është folur gjerë e gjatë për vazhdimin e bashkëpunimit, por zyrtarisht nuk kanë gjetur akord dhe as kanë shkuar drejt “divorcit”. Stoli mbetet zyrtarisht ende peng, këtë herë i një telefonate. “Panorama Sport” mëson se i pranishëm ishte edhe drejtori Ardi Ciruna, që gjithashtu nuk e ka të sigurt vendin e punës.

KUSHTET – Kreu i klubit ua ka bërë të qartë kushtin e vetëm që ka për t’u rinovuar kontratat. Ai kërkon një Flamurtar që të mos diskutojë ngjitjen në Superiore. Meqenëse Idrizi e pati paralajmëruar që duhet të kishin një plan të qartë, trajneri ka shkuar i përgatitur. Ai shpalosur strategjinë e tij. Mendon se me grupin që kishte dhe disa përforcime, skuadra do të kthehet aty ku e ka vendin. “Jam i gatshëm që me këtë grup lojtarësh dhe me disa përforcime të ngjisim Flamurtarin ku e ka vendin. Kërkoj besimin tuaj dhe jam gati të nis nga puna”, mësohet të ketë thënë gjatë këtij takimi Dritan Resuli.

Ky i fundit i ka kërkuar edhe ndryshime në staf, konkretisht një zv.trajner të ri dhe mbi të gjitha një përgatitës atletik. Madje, i ka dorëzuar administratorit edhe një listë lojtarësh. Megjithëkëtë, palët janë ndarë pa vendimmarrje. Administratori i ka thënë trajnerit se do të mendohej dhe se do ta telefononte pasi të ishte i vendosur. Por në të njëjtën kohë i ka dhënë një mesazh të qartë: “Vlora është provë zjarri, nuk duron. Kështu që, po do të vish, merri masat mirë”.

Në mungesë të një tjetër kandidati që përflitet dhe mbi të gjitha pasa takimit të zhvilluar në orët e fundit, ndizet një shpresë që trajneri të rikonfirmohet në krye të pankinës. Megjithatë, çdo gjë mbetet e hapur dhe sidomos kur dihet që Idrizi është njeri i surprizave dhe nuk përjashtohet mundësia të ketë ndonjë “as nën mëngë”.

– Arena e Lajmit


Loading…

Idrizi takon Resulin, stoli “peng” i një telefonate/ “Vlora nuk duron, merri mirë masat”, administratori i pavendosur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook