Kishte fshehur në bagazhin e makinës një 17-vjeçare, arrestohet në doganë 23-vjeçari, si e zbuloi policia

4205581

Një 23-vjeçar shqiptar me banim në Londër është arrestuar ditën e sotme pasi në makinën e tij është gjetur e fshehur në bagazh një 17-vjeçare, të cilën tentoi ta ndihmonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme.

Ngjarja ka ndodhur në pikën Kufitare Qafë Prush, në hyrje të Shqipërisë, kur shërbimet e Policisë Kufitare kanë zhvilluar një kontroll të imtësishëm në automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. LL. dhe me pasagjer një 17-vjeçar.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjet e fshehur një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, përmes ndihmës (transportimit) të dhënë nga shtetasi D. LL. dhe 17-vjeçari.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. LL., 23 vjeç, rezident në Londër, si dhe proceduan në gjendje të lirë 17-vjeçarin, banues në Kosovë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe shtetasen e mitur për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Kishte fshehur në bagazhin e makinës një 17-vjeçare, arrestohet në doganë 23-vjeçari, si e zbuloi policia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook