Kuvendi sot në seancë plenare, PS rezolutë kundër raportit të Dick Marty-t

Parlament 1

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për miratimin e projektrezolutës mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.

Po ashtu në seancën e sotme të Kuvendit do të zhvillohet interpelancë me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku dhe Agron Shehaj.

Në seancën e sotme në Kuvend do të shqyrtohen do paraqiten raporte vjetore të disa institucioneve, si: Raport vjetor i veprimtarisë së Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2021. Raport vjetor i veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitit 2021. Raporti vjetor i veprimtarisë së Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) për vitin 2021. Raport vjetor i veprimtarisë së RTSH-së për vitin 2021.Raport vjetor i veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2021.

Në seancën e sotme në Kuvend do të shqyrtohen edhe disa projektligje, si: Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zviceriane, për mbrojtjen shoqërore”. Projektligj “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Projektligj “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.

Kuvendi sot në seancë plenare, PS rezolutë kundër raportit të Dick Marty-t

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook