Mbretëresha e Popit, por edhe e “çmendurive”/ Puthje pasionante dhe prekje intime, videoklipi i fundit i Madonna-s është plot skena +18

Madonna bëri një shfaqje tipike të guximshme dhe me skena +18 në videoklipin e sapo publikuar për këngën e saj me reperen dominikane Tokischa të martën.

Krijuesja e hitit ‘Material Girl’, 64 vjeç, shkëmben puthje në buzë, shuuumë pasionante me këngëtaren dhe jo vetëm. Ylli – e cila i ka lyer flokët ngjyrë të kuqe për videon me emrin “Hung up on Tokischa” – ishte veshur me një sërë veshjesh provokuese, duke përfshirë një korse të zezë dhe pantallona të kuqe të ndezura teksa kërcente me lëvizjet e saj seksi.

Në pjesë të ndryshme të videos Madonna puth me pasion bashkëpunëtoren e saj, 26 vjeç, ndërsa ata u përqafuan përpara se të ndaheshin për të kërcyer më shumë.

Skena të tjera treguan se ajo bënte lëvizje dhe e gjuante nga të pasmet në një klub të mbushur me njerëz. Për një skenë tjetër ajo kishte veshur pantallona ngjyrë jeshile neoni, korse të zezë dantelle dhe çizme.

Ndërkohë Tokischa dukej stil me pantallona të zeza dhe atlete me flokët me gërsheta. Në postimin e saj në Instagram ku ka shpërndarë klipin, ajo shkroi: ‘Hung up on Tokischa – Videoja doli!!’ Videoklipi për ‘Hung Up On Tokischa’ u filmua në lagjen domenikane të Washington Heights.

Kënga është publikimi i parë i ri i Madonna-s që kur ajo lançoi albumin e saj “Finally Enough Love: 50 Number Ones” muajin e kaluar. Albumi arriti vendin e 8 në tabelën ‘Billboard 200’. Ndërsa karriera e saj ka qenë super e suksesshme për më shumë se pesë dekada, Madonna zbuloi në ‘The Tonight Show’ muajin e kaluar se përfaqësuesit e saj menduan se karriera e saj kishte mbaruar pas një aksidenti në fillim të viteve 1980. (KLIKO)

Mbretëresha e Popit, por edhe e “çmendurive”/ Puthje pasionante dhe prekje intime, videoklipi i fundit i Madonna-s është plot skena +18

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook