Në mes të detit me kanoe/ Iu rrezikua jeta, Policia Kufitare e Himarës i vjen në ndihmë turistes nga Sllovakia (Video)

Himare Turistja

HIMARË

Policia Kufitare e Himarës i vjen në ndihmë një turisteje nga Sllovakia, të cilës iu rrezikua jeta për shkak të dallgëve të larta të detit.

Gjatë patrullimit të zonës së plazhit nga Policia Kufitare, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, është marrë njoftim nga salla operative e Komisariatit të Policisë Himarë, se një turisteje, e cila ishte futur në det me një mjet lundruese tip “Kanoe”, në plazhin e Qeparoit, Himarë, për shkak të dallgëve të larta të detit, po i rrezikohej jeta dhe e kishte të pamundur të kthehej në breg.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet për t’i ardhur në ndihmë turistes nga Sllovakia, e cila falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe punës profesionale, u nxor në breg në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të njoftojnë në numrin pa pagesë 112📞 dhe në Komisariatin Dixhital📲, çdo rast të nevojës për ndihmë, si dhe të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë.

Në mes të detit me kanoe/ Iu rrezikua jeta, Policia Kufitare e Himarës i vjen në ndihmë turistes nga Sllovakia (Video)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook