Roma e Zhoze Murinjos ka nisur nga puna për ndërtimin e një skuadre sa më kompetitive për sezonin e ardhshëm, me verdhekuqtë që duket se kanë vendosur në listën e objektivave dhe mesfushorin e Sasuolos, Davide Fratezi, sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”.
22-vjeçari ka spikatur me paraqitjet e tij fantastike në sezonin e shkuar të Serisë A ku performanca me klubin i ka fituar edhe një vend në kombëtaren e Italisë. Fratezi duket se do të jetë epiqendra e merkatos së Sasuolos që kërkon të arkëtojë rreth 45 milionë euro nga shitja e kartonit të tij.
Roma e cila nuk dëshiron të paguaj një shifër kaq të lartë po studion mundësinë e përfshirjes së disa të rinjve premtues nga akademia në marrëveshje për të ulur çmimin e mesfushorit, dhe për të hapur kështu rrugën e transferimit të tij në kryeqytet.
Arena e Lajmit
Loading…