Plagosja e 53-vjeçarit në Kurbin, gjendet në një parcelë arma e krimit

Whatsapp Image 2022 08 25 At 10.38.03 Am

KURBIN

Pas kërkimeve të shumta, gjendet në një parcelë afër banesës së 41-vjeçarit, arma e zjarrit pushkë që dyshohet se është përdorur mbrëmjen e kaluar, nga shtetasi Met Lika për plagosjen e shtetasit Rasim Tafa.

Si rezultat i kërkimeve të shumta gjatë natës, për dokumentimin e plotë me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar, në fshatin Gjormë, Kurbin, ku shtetasi Met Lika dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Rasim Tafa, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë bërë të mundur gjetjen në një parcelë afër banesës së shtetasit Met Lika, e armës së zjarrit që dyshohet se është përdorur për këtë ngjarje. Konkretisht, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pushkë, me krehër me 8 fishekë në të dhe me një fishek në fole.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasin Met Lika, 41 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Plagosja e 53-vjeçarit në Kurbin, gjendet në një parcelë arma e krimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook