Transferimi i tij te Juventusi dukej i kryer, Di Maria “braktis” bardhezinjtë për shkak të… gruas

Angel di Maria dhe Juventusi duket se sa më shumë ditë kalojnë dhe largohen nga njëri-tjetri. Pas një euforie fillestare dhe bisedimesh serioze mes palëve, brenda ditës sotme ose maksimumi nesër 34-vjeçari duhet t’u kthejë një përgjigje bardhezinjve, por nga Spanja nënvizojnë se sulmuesi anësor do të refuzojë “Zonjën e Vjetër”. Por ky refuzim nuk do të jetë ndoshta dëshira e vetë lojtarit, por e bashkëshortes Jorgelina.

67567567

Kjo e fundit nuk kërkon që të jetojë në klimën e ftohtë të Torinos, por do të pëlqente Barcelonën ose Lisbonën, pasi edhe Benfika ku Angel di Maria ka luajtur më parë, është një opsion, ndonëse në aspektin ekonomik janë larg Juves dhe katalanasve.

Tani mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja përfundimtare e argjentinasit për hapin e radhës në karrierë.

Arena e Lajmit


Loading…

Transferimi i tij te Juventusi dukej i kryer, Di Maria “braktis” bardhezinjtë për shkak të… gruas

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook