VIDEO/ Fëmijët e kopshtit bëjnë lëmsh Kuvendin, futen në sallë kur diskutohet një raport për trafikimin e organeve njerëzore

Femijet Ne Kuvend

Teksa në seancë plenare po mbizotëronte gjuha e ashpër dhe akuzat, ndërsa po flitej mbi projektrezolutën kundër gjenocidit serb në Kosovë, ku në fokus është dhe trafikimi i organeve të njeriut, rendi i ditësh është ‘prishur’ nga vizita e disa fëmijëve.

Fëmijët e një kopshti privat në Tiranë hynë në ambientet e sallës së kuvendit, ku në foltore ishte kryeministri Edi Rama i cili po fliste për gjenocidin serb në Kosovë, duke sulmuar opozitën shqiptare.

Mes ironisë Rama iu drejtua fëmijëve se; Unë jam xhaxhi Edi, ja erdhi dhe gogoli (duke shigjetuar Berishën). Duke marrë shkas nga vizita në fjalë, kryeparlamentarja Lindita Nikolli ndërpreu seancën për 5 minuta.

Më pas fëmijët, bënë foto me Nikollën, ministren Bora Muzhaqi, Jorida Tabakun dhe deputeten Ina Zhupa.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Fëmijët e kopshtit bëjnë lëmsh Kuvendin, futen në sallë kur diskutohet një raport për trafikimin e organeve njerëzore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook