Leo Mesi është padiskutim një legjendë e klubit të Barcelonës. Historia e tij është e lidhur ngushtësisht me klubin katalanasve, pavarësisht “divorcit” për shkak të problemeve financiare sezonin e shkuar. Ylli argjentinas u rikthye ditën e sotme në Barcelona, ku ka kaluar thuajse të gjithë karrierën e tij të suksesshme. Menjëherë pas mbërritjes në aeroport “Pleshti” është pritur nga fansat.
Mesi ka ende një vilë luksoze në Barcelonë dhe për këtë arsye do t’i kalojë pushimet në këtë qytet. Argjentinasi ka mbërritur sot në kryeqytetin katalanas së bashku me familjen e tij. Tifozët nuk do ta harrojnë kurrë futbollistin që shkroi historinë me katalanasit, këtë fakt e dëshmon pritja në aeroport.
Lionel Messi signing autographs in Barcelona. pic.twitter.com/cUbarnP15N
— Roy Nemer (@RoyNemer) June 15, 2022
Mesi, bashkëshortja e tij Antonela dhe djemtë e tij Meteo, Tiago dhe Çiro janë pritur nga fansa të shumtë me të cilët Lioneli është shoqëruar dhe u ka dhënë autografe.
Leo Messi ya está en Barcelona
📹: @forcabarca_ar pic.twitter.com/scV9qxYEGZ
— Albert Rogé (@albert_roge) June 15, 2022
Arena e Lajmit
Loading…