Vazhdon eksodi te klubi i Egnatias, pas trajnerit Ramadani dhe futbollistëve, Magani, Imeri, Allmuça, Ymeralilaj, Telushi, Shyti dhe Hasanbelli, i larguari i radhës nga rogozhinasit është mesfushori nga Maqedonia e Veriut, Filip Duranski.
Aventura e tij me Egnatian ka zgjatur vetëm 6 muaj, ndërkohë që së fundmi 30-vjeçari ka zgjedhur që të mos rinovojë kontratën dhe do të kërkojë një eksperiencë të re.
Me fanellën e skuadrës shqiptare Duranski regjistroi 15 ndeshje në kampionat dhe 1 në Kupë, teksa kontribuoi me 4 asiste në 1270 minuta të aktivizuara.
Arena e Lajmit
Loading…