Paulo Dibala është gjithmonë e më pranë Interit dhe kjo vërtetohet mjaft qartë me miqësinë e fortë që ka me sulmuesin zikaltër, Hoakin Korrean.
Të dy sulmuesit argjentinas po shijojnë pushimet së bashku edhe në shoqërinë e bashkëshorteve të tyre gjatë një udhëtimi me jaht.
Ato kanë postuar një video duke kërcyer nën ritmin e muzikës latine “raggaeton”.
Paulo Dibala e mbylli me Juventusin pas 7 sezonesh si bardhezi dhe me shumë mundësi aventura e re do të jetë me fanellën zikaltër të Interit.
Në sezonin që përfundoi, 28-vjeçari u aktivizua gjithsej në Serinë A me “Zonjën e Vjetër” në 29 ndeshje duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 5 asiste për shokët e skuadrës.
– Arena e Lajmit
Loading…