I magjepsur nga Broja dhe Asllani, Porrini iu tregon italianëve cilësitë e shqiptarëve: Armando më kujton Leaon, ja çfarë më tha për të ardhmen

Ndihmësi i Edi Rejës te Shqipëria, Serxho Porrini ka dhënë së fundmi një prononcim për mikrofonin e “Radio Goal” në “Kiss Kiss Napoli”, teksa e ka vendosur fokusin e bisedës te ylli i Kombëtares, Armando Broja. Gjithashtu italiani foli edhe për Kristjan Asllanin, i cili së fundmi arriti akordin me Interin.

porrini-broja

BROJA- Në kampin e fundit stërvitor me Shqipërinë fola me të, u përpoqa ta bëja të kuptojë disa nga lëvizjet që duhet të bëjë për ta vënë në vështirësi mbrojtësin. Është shumë i fortë kur e merr topin në këmbë, kur fillon në progresion bëhet magjepës. Ai duhet të përmirësohet shumë me shpinën drejt portës, duhet të kuptojë që për shkak të përshpejtimit që ka nëse do të mund të lëvizte mirë pa top do të bëhej vërtet një lojtar i kompletuar.

Për moshën e tij, megjithatë, ai ka mjetet për të zhveshur mbrojtjen e kundërshtarit. I pëlqen shumë të rrotullohet me sulmuesin e parë pavarësisht se është shumë i gjatë, është gati 1.90, por ka teknikë në shpejtësi. E kam të vështirë ta krahasoj me një lojtar të së kaluarës, sepse ai ka karakteristikat e tij të veçanta. Në disa lëvizje më kujton Leaon. E pyeta për të ardhmen e tij, tani ai ka disa opsione. Eshtë i vetëdijshëm se edhe Napoli është i interesuar, por për momentin dëshiron të shkojë me pushime dhe t’ia besojë tregun e transferimeve agjentëve të tij dhe më pas të bëjë zgjedhjen e duhur për të.

ASLLANI-  Tregoi vlerë të madhe dhe një personalitet të madh te Empoli. Ai është një lojtar me perspektivë të madhe, na bëri që të jemi modern dhe fleksibël në mesfushë. Në disa momente ka luajtur edhe në rolin e mesfushorit sulmues. Nuk më habit fakti që e kërkojnë skuadra të mëdha, por vetëm 6 muaj të luajtur në nivele të larta duket pak për të zbarkuar në një klub të madh”, u shpreh Porrini.

Arena e Lajmit


Loading…

I magjepsur nga Broja dhe Asllani, Porrini iu tregon italianëve cilësitë e shqiptarëve: Armando më kujton Leaon, ja çfarë më tha për të ardhmen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook