Incidenti/ Dhunoi dhe tentoi të digjte me benzinë ish-të dashurën, i riu nuk ndalet, kërcënon pas kafazit të xhamit: Do ta fus atë telefon në by**ë po… (VIDEO)

Okkkk

Teksa sot u dha masa e sigurisë për 3 të rinjtë që u përfshinë në ngjarjen e dhunimit, dhe më pas tentuan të digjnin me benzinë një 16-vjeçare, ka ndodhur një episod i pakëndshëm. BalkanWeb ka siguruar pamjet nga gjykata, ku 25-vjeçari Ardit Çela, Enea Xhori dhe shtetasi tjetër me inicialet D. M., prisnin të jepej masa.

Duke pritur pas kafazit prej xhami në pritje të verdiktit nga gjykatësi, një prej tyre, konkretisht protagonisti i ngjarjes, shfaqet i nervozuar kur sheh se filmohet nga gazetarët, madje shkon deri aty sa edhe kërcënon.

“Do ta fus atë telefon në by**ë po të pashë përjashta”, dëgjohet teksa kërcënon i Çela, ndërsa lëviz pa pushim duke treguar nervozizëm. Mësohet se Çela është djali i një ish-polici, ndaj të cilit gjykata caktoi masën ‘arrest me burg’ dhe për dy miqtë e tij caktoi ‘detyrim paraqitje’.

Arena e Lajmit

Incidenti/ Dhunoi dhe tentoi të digjte me benzinë ish-të dashurën, i riu nuk ndalet, kërcënon pas kafazit të xhamit: Do ta fus atë telefon në by**ë po… (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook