Kastrioti nis lëvizjet e para, vijon bashkëpunimin me…

Pasi rinovoi me trajnerin Emiljano Çela, Kastrioti ka siguruar edhe për një sezon tjetër shërbimet e mbrojtësit të majtë Armando Rami, të cilit i kishte përfunduar kontrata në fund të muajt maj.

ARMANDO RAMI

Mbrojtësi i cili ka shkëlqyer sezonet e fundit në superiore me krutanët, në sezonin 2021-2022 ka zhvilluar sezonin e tij më të mirë deri më tani në superiore duke qenë një lojtar mjaft i rëndësishëm te skuadra krutane.

24-vjeçari është aktivizuar në 34 ndeshje në total gjatë kampionatit, 32 prej të cilave titullar.

Rami ka arritur të grumbullojë në total 2758 minuta, teksa ka shënuar edhe një gol.

Mbrojtësi i linjës së majtë ka dakortësuar gjithçka me drejtuesit krutanët dhe sot pritet që të hedhë të zezën mbi të bardhë.

Krahas tij, në ditët në vijim pritet të ketë të tjera rinovime, pasi pjesës më të madhe të lojtarëve që mbyllën sezonin me krutanët, u është bërë oferta zyrtare nga klubi për të rinovuar dhe gjasat janë që në ditët në vijim të ketë të tjera zhvillime.

Sa u takon lojtarëve të larguar, aktualisht janë dy që e kanë mbyllur zyrtarisht: Kaina që ishte i huazuar nga Vllaznia dhe Zetuna, që mori pak hapësira, por kësaj liste pritet t’i shtohet edhe Xhoi Hajdëraj, të cilit i ka mbaruar periudha e huazimit te Kastrioti.

Hajdëraj mori pak hapësira te krutanët dhe me shumë gjasë do të rikthehet sërish te Kukësi.

– Arena e Lajmit


Loading…

Kastrioti nis lëvizjet e para, vijon bashkëpunimin me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook