Meksika bllokoi shtangistin Kofsha, shpërthen presidenti Gjoza: Skandal, kemi bërë ankesë në Federatën Botërore

Pas refuzimit të vizave nga Ambasada Meksikane për peshëngritësin Ertjan Kofsha dhe trajnerin e tij, Leonard Toska, gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar edhe me presidentin e FSHP-së, Elel Gjoza, i cili jep qëndrimin e federatës në lidhje me këtë situatë:

ELEZ GJOZA 1

“Konsullata në Romë u shpreh se nuk ishte e mjaftueshme rroga e trajnerit, në një kohë që federata është garante për dërgimin e trajnerit dhe të sportistit në Kampionatin Botëror. Ne ndërhymë në Federatën e Peshëngritjes Meksikane dhe u bë e pamundura me konsullatën.

I kemi dërguar e-mail edhe kryeministrit të Meksikës, Ministrisë së Jashtme dhe ministrit, pasi një person i papërgjegjshëm nuk ua dha vizat ditën e premte. U detyruam më pas morëm presidentin e Federatës së Peshëngritjes Italiane dhe i akomoduam sportistin e trajnerin në fshatin olimpik në Romë në kushte shumë të mira.

Komunikuam me Federatën e Peshëngritjes në Meksikë, të cilët na kërkuan ndjesë dhe na garantuan që viza do të merrej të hënën, por avioni ishte pasdite dhe ishte e pamundur që sportisti të merrte pjesë në garë”, deklaron Gjoza, i cili bën të ditur se FSHP ka bërë ankesë në Federatën Botërore për këtë incident:

“Ne kemi bërë një ankesë në Federatën Botërore për të gjitha shpenzimet, të cilat duhet të na i rimbursojë Ambasada e Meksikës. Ky është një skandal dhe ne do t’i drejtohemi shumë shpejt Federatës Botërore me një notë ankese direkte që Meksika mos të marrë më aktivitete botërore”, shprehet Gjoza. I pyetur nëse ndjen përgjegjësi Federata Shqiptare për këtë situatë dhe se a mund t’i niste më parë këto procedura, Gjoza sqaron:

“Çfarë përgjegjësie kemi ne?! Ne i kemi dërguar në Romë në bazë të të gjitha korrespondencave dhe garancive. E kemi dërguar ekipin si asnjëherë tjetër 4 ditë përpara aktivitetit dhe ne nuk i dërgojmë për pushime, por që të bëjnë garë, kështu që nuk mund t’i çojmë 1 muaj përpara. Afati maksimal për të dërguar një sportist jashtë shtetit në gara është 4 ditë para gare, atëherë është edhe ranglista që sportisti pranohet që të shkojë në Meksikë. Federata nuk ka asnjë përgjegjësi në këtë mes, përkundrazi është bërë copash për ta zgjidhur.

Federata Meksikane na kërkuar ndjesë dhe do t’i rimbursojë të gjitha shpenzimet. Sportisti është grumbulluar për 4 muaj me lekët e federatës tonë për këtë aktivitet, për të dalë kampion bote”, deklaron kreu i shtangës shqiptare. Në fund i pyetur mos ndoshta ky refuzim vjen edhe për faktin se Kofsha ishte pretendent kryesor për medalje, Gjoza shprehet:

“Patjetër, ky është edhe aludimi im i parë, sepse nuk ka asnjë mundësi dhe nuk ka ndodhur ndonjëherë që Meksika të refuzojë vizën e një sportisti apo një trajneri. Nuk ka pasur asnjë person tjetër që ata mund ta përdornin si justifikim, pasi kanë qenë vetëm Toska dhe Kofsha që do të shkonin në Botëror”, përfundon Gjoza.

Arena e Lajmit


Loading…

Meksika bllokoi shtangistin Kofsha, shpërthen presidenti Gjoza: Skandal, kemi bërë ankesë në Federatën Botërore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook