Misteri i Tuareg-ut, si u dogj makina e vjedhur në të njëjtin tunel ku u shkrumbua dhe automjeti i megagrabitjes së Rinasit. Lëvizjet e anëtarit të bandës së Niklës

640 0 1657982738xpolicia 10 770x417 1 738

Shumë mistere në lidhje me makinë e djegur që u gjet në afërsi të Rinasit, në një tunel ku vite më parë u konstatua me të njëjtin fund dhe automjeti që përdori për megagrabitjen e parave në aeroport, Admir Murataj. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për një mjet tip Tuareg, që rezultonte i vjedhur në muaj janar.

Sipas Lalës, mjeti luksoz u gjet më 22 gusht në një tunel të lagjes Dritas. ishte pikërisht një bari ai që kishte konstatuar mjetin e djegur, ndërsa kishte sinjalizuar policinë. Ndërkohë vetëm 5 ditë më vonë u bë i ditur lajmi për mediat. Ky mjet rezulton se është vjedhur në afërsi të komisariatit nr 3, ndërsa pronari i saj kishte bërë denoncimin.

Deri më tani nuk dihet në brenda automjetet janë gjetur armë, apo sende të paligjshme, për të dhënë indicie se pse personat që e kanë përdorur, kanë vendosur që ta djegin. Lala tha se automjeti pasi ka dalë nga fshati Nikël, në tunelet e Dritasit.

Më herët ky mjet ishte pikasur në zonën e Kasharit, Shijakut, Durrësit, por edhe të Niklës. Sipas hetimeve të deritanishme ka dyshime se ky automjet është përdorur nga një pjesëtar i grupit kriminal në zonën e Niklës, ndaj edhe policia e ka mbajtur sekret këtë ngjarje. Po ashtu policia po heton dhe ka marrë në këqyrje të gjitha kamerat e sigurisë, për të parë se ku ka lëvizur mjeti luksoz. Dritasi është vetëm pak kilometër nga Nikla, ku shpesh shumë grupe kriminale fshehin mjetet e krimit, ku dërgohen në tunele dhe më pas digjen.

Arena e Lajmit

Misteri i Tuareg-ut, si u dogj makina e vjedhur në të njëjtin tunel ku u shkrumbua dhe automjeti i megagrabitjes së Rinasit. Lëvizjet e anëtarit të bandës së Niklës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook