“Në procesin e anëtarësimit, tejet parësor është…”! Ambasada Gjermane: Shqipëria të luftojë pandëshkueshmërinë, krimin e korrupsionin!

Ambasada Gjermane

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë reagon për nisjen e procesit të integrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në një mesazh në “Facebook”, ambasada gjermane thekson se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi.

“Bisedimet për anëtarësim në BE 🇪🇺 kanë filluar! Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi. Lufta kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten synimet kryesore të reformave në Shqipëri. Në procesin e anëtarësimit sundimi i ligjit është tejet parësor”, thuhet në mesazhin e ambasadës gjermane.

Arena e Lajmit

“Në procesin e anëtarësimit, tejet parësor është…”! Ambasada Gjermane: Shqipëria të luftojë pandëshkueshmërinë, krimin e korrupsionin!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook