Partizani mësoi sot kundërshtarin e mundshëm në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Në rast kualifikimi ndaj gjeorgjianëve të Saburtalon në raundin e parë, “demat e kuq”, i pret Steaua e Bukureshtit (FCSB).
Një kundërshtar tepër e vështirë ky në letër për skuadrën shqiptare. Rumunët kanë si objektiv kualifikimin në grupet e Ligës së Konferencës, ndaj duket se nuk i diskutojnë aspak rivalët në turin e dytë. Kjo gjë u pohua edhe nga vetë presidenti i Steauas, Xhixhi Bekali, që në një prononcim të dhënë ditën e fundit, për “Fanatik.ro”, në lidhje me shortin, u shpreh:
“Unë jam i interesuar për paratë në Ligën e Konferencës. Dua të kaloj në fazën e grupeve, sepse kjo më sjell 10-12 milionë euro. Ky është qëllimi, të luajmë në fazën e grupeve sepse kjo na sjell para. Kemi shanse të mira për të kapur grupet. Nuk më intereson me kë rashë tani, nuk duhet të kemi probleme në turin e dytë. E rëndësishme është të shkojmë në grupe”, ka thënë Becali.
Vlen të theksohet fakti se sezonin e kaluar Steaua e Bukureshtit (FCSB) pësoi një eliminim katastrofik në raundin e dytë të Ligës së Konferencës nga kazakët e Shakhtar Karagadit.
Arena e Lajmit
LEXO EDHE:
SHORTI I LIGËS SË KONFERENCËS/ Vllaznia kundër rumunëve që eliminoi Laçi, Partizani ndaj Steaua Bukuresht. Fati u buzëqesh kurbinasve
Loading…