Ronaldo jep “bekimin” për transferimin e tij, Junajtid pranë mesfushorit të talentuar portugez

Mançester Junajtid po studion me kujdes futbollistët që do të transferohen gjatë kësaj merkatoje për t’i dhuruar teknikut Erik Ten Hag një skuadër sa më kompetitive për sezonin e ardhshëm. Emri i fundit në listën e “Djajve të Kuq” duket të jetë mesfushori portugez Vitinja.

8678688

Sipas raportimeve nga “ABola”, Junajtid duket gati të paguaj klauzolën e prej 40 milionë eurosh që futbollisti ka me Porton, me transferimin e tij që duket se është “miratuar” edhe nga vetë portugezi tjetër i skuadrës Ronaldo që së bashku me Bruno Fernandez dhe Dalot po përpiqen që ta afrojnë 22-vjeçarin në skuadër nëpërmjet kontakteve të shpeshta me të edhe gjatë periudhës që kaluan së bashku në kombëtare.

Mbetet për t;u parë nëse ky operacion do të finalizohet, me Junajtid që do t’i dhuronte kështu teknikut holandez një tjetër element me vlerë për të rivalizuar në garën për titull sezonin e ardhshëm.

Arena e Lajmit


Loading…

Ronaldo jep “bekimin” për transferimin e tij, Junajtid pranë mesfushorit të talentuar portugez

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook