Shihet si pasuesi i Da Silvës, Vllaznia pranë zyrtarizimit të fantazistit serb

Pasi dështuan të afronin mesfushorin e Tiranës, Engjëll Hoti, klubi i Vllaznisë është hedhur në sulm për të gjetur një tjetër lojtar me profilin e kosovarit, i cili firmosi për Partizanin.

nemanja bosancic

I preferuari i Mirel Josës ka qenë Endrit Krasniqi, me të cilin ka bashkëpunuar kur ka drejtuar Prishtinën. Mirëpo, situata me fantazistin që iku nga bardhekaltrit ka ndryshuar në orët e fundit.

Drejtuesit e Prishtinës kanë bindur Krasniqin të mos largohet dhe kësisoj te Vllaznia kanë ndryshuar planet për futbollistin që shihet si zëvendësuesi i Viktor da Silvës.

Në orët e fundit ka dalë në skenë serbi Nemanja Bosançiç, i cili ka qenë pjesë e Strugës në Maqedoninë e Veriut gjatë sezonit 2021- 2022.

BOSANCIC

27-vjeçari ka lindur në Prishtinë dhe luan në rolin e një mesfushori qendror me tipare sulmuese.

Bosançiç ka qenë një ndër lojtarët më të dalluar të ekipit shqiptar, duke shënuar tetë gola dhe dhënë nëntë asiste.

Më parë ka qenë pjesë e ekipeve serbe si Indija dhe Borac Çaçak.

Pritet që sot ose nesër klubi shkodran të mbyllë marrëveshjen me serbin dhe ta zyrtarizojë si afrimin e radhës në merkato, për ta pasur të gatshëm që në ndeshjet e Ligës së Konferencës.

Arena e Lajmit


Loading…

Shihet si pasuesi i Da Silvës, Vllaznia pranë zyrtarizimit të fantazistit serb

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook