Skandali i Adam Levine ka qenë ndër më të komentuarit në orët e fundit.
Kënëgëtari u akuzua nga disa vajza se ai ka flirtuar me to duke i dërguar mesazhe ngacmuese në rrjetet sociale, madje njëra prej tyre, Sumner Stroh tha se ata kanë pasur një lidhje 1-vjeçare.
Që pas publikimit të skandalit, i cili nisi nga modelja e Instagramit Sumner Stroh, ndjekësit kanë nxituar për të dhënë mendimet e tyre në lidhje me situatën.
Postimi i fundit i Adam në rrjetet sociale është bërë mbrëmë, ku ai reagoi në lidhje me akuzat përmes një Instastory. Levine, në reagimin e tij, pranoi se “kapërceu limitin” me Stroh dhe mori “përgjegjësinë e plotë” për veprimet e tij, megjithëse ai mohoi të ketë tradhtuar gruan e tij 34-vjeçare.
Ndërkohë ndjekësit dhe fansat e tij prej vitesh kanë reaguar të zhgënjyer në profilin e tij në ‘Instagram’. Megjithëse postimet e tij me bashkëshorten janë publikuar prej muajsh ose javësh, ndjekësit kanë lënë komentet e tyre së fundmi duke e quajtur këngëtarin “tradhtar.”
“Ajo nuk e meriton atë që ke bërë… Ti je kaq mizor! Turp të kesh.”– shkruan një komentus.
Një tjetër komentues pyet: “A do të quhet fëmija juaj Sumner??”, referuar deklaratave të modeles e cila pretendoi se Levine i ka shkruar se do ta quajë fëmijën e tij të tretë si ajo.
Në mijëra komente në postimeve të tij, ndjekësit kritikojnë edhe reagimin e fundit të këngëtarit, ndërsa ‘kërkojnë’ që Behati ta divorcojë.
“Të vjen keq vetëm sepse u publikua, shpresoj që ajo ta di vlerën e saj dhe të largohet. Burrave u vjen keq vetëm kur kapen dhe është patetike. Më pëlqen muzika juaj, por kjo është thjesht zhgënjyese. Burrat nuk janë më të kënaqur me një grua të bukur. Pse burrat e tradhtojnë vajzën e tyre pas dhe gjatë shtatzënisë, nuk do ta kuptoj kurrë pse. Kur e doni vërtet dikë, thjesht nuk mund ta lëndoni atë. Pse është kaq e vështirë për disa njerëz që ta kuptojnë”– shkruan një komentues.
Edhe postimet e supermodeles së Victoria’s Secret numërojnë mijëra komente të fundit të lidhura me skandalin. Pothuajse të gjithë komentuesit dhe fansat e saj kërkojnë që ajo të mos e falë tradhtinë e bashkëshortit.
Skandali
Ylli i ‘Maroon 5’ është akuzuar për përfshirje në biseda të papërshtatshme me tre modele të reja në Instagram, njëra prej të cilave pretendoi se gjërat madje u bënë “fizike”. Levine, 43 vjeç, e ka mohuar lidhjen.
Sipas Sumner Stroh – gruaja 23-vjeçare që pretendoi lidhjen me Levine – ai supozohet se u kthye në jetën e saj jo shumë kohë më parë për të pyetur nëse mund t’i vendoste djalit emrin e saj.
Gjithashtu ajo publikoi edhe bisedat private me këngëtarin.
Pas kësaj, dy gra të tjera akuzuan yllin e Maroon 5 se iu ka dërguar mesazhe flirtuese.
LEXO EDHE:
- “Adam Levine ka tradhtuar gruan shtatzënë me mua”/ Deklarata shokuese dhe mesazhet private që publikoi modelja e Instagram-it, reagon këngëtari i njohur
- Thellohet skandali/ Pasi mohoi lidhjen me modelen e Instagramit, publikohen sërish mesazhe të Adam Levine duke flirtuar me vajza të tjera
- Në mes të skandalit për tradhti, Adam Levine dhe bashkëshortja e tij fotografohen në publik. Ja gjendja e çifit