“Ça u bë, u bë”/ I braktisur nga familja pas krimit të rëndë, Gjykata lë në burg 37-vjeçarin që vrau të atin në Mallakastër, çfarë tha para togave të zeza

Mariglen Muhametaj 1

“Ça u bë, u bë”, kështu është shprehur përpara togave të zeza 37 vjeçari Mariglen Muhametaj, i cili dy ditë më parë vrau të atin, 73-vjeçarin Qemal Muhametaj ne Mallakastër. Pa asnjë shenjë pendese, 37 vjeçari nuk ka mohuar atë ca ka ndodhur, ndërsa gjykata ka vendosur masën Arrest me Burg.

I braktisur nga familja, me pranga në duar dhe nën masa të forta sigurie ai mbërriti mëngjesin e kësaj të diele në Gjykatën e Fierit.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se seanca gjyqësore ndaj tij drejtohet nga Prokuror Andi Pogaçe dhe gjyqtar Sonila Hoxha.

Më herët në prani të policisë dhe grupit hetimor 37-vjeçari ka pranuar vrasjen duke rrëfyer edhe të gjitha detajet e saj, me ftohtësi dhe pa asnjë shenjë pendese.

“Ça u bë, u bë”/ I braktisur nga familja pas krimit të rëndë, Gjykata lë në burg 37-vjeçarin që vrau të atin në Mallakastër, çfarë tha para togave të zeza

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook