Çmenduritë e Pogba, si refuzoi 350 mijë euro në javë duke biseduar me Raiolën në Rolls-Royce: Nuk po ofrojnë asgjë

Bota e futbollit do të mësojë këtë të premte prapaskenat e jetës ë Pol Pogba në një dokumentar të veçantë të ideuar nga “Prime Video”. Aty do të zbulohet gjithçka mbi të kaluarën e futbollisti, që kur hodhi hapat e parë mes profesionistëve, por edhe të tashmen dhe vendimin për t’u kthyer te Juventusi.

asdasdsad

Një nga prapaskenat në “Pogmentary”, do të jetë edhe se si Mançester Junajtid tentoi dy herë që të rinovonte me futbollistin francez, por pa ia mbushur mendjen atij dhe menaxherit të tij, të ndjerit Mino Raiola. Pikërisht një bisedë mes tyre në makinën Rolls Royce të Pogba është një nga momentet më pikante të dokumentarit dhe që është publikuar nga mediat angleze si paradhënie.

Mançester Junajtid i kishte ofruar futbollistit rreth 350 mijë euro në javë si rrogë për ta bindur, por kjo nuk mjaftonte për Raiolën dhe për vetë mesfushorin i cili gjithsesi ka pranuar të firmosë për Juventusin me një shifër më të ulët. “The Athletic” ka publikuar këtë dialog në makinën e futbollistit dhe mënyrën e çuditshme si është refuzuar oferta:

Raiola: Pol, je në një situatë që është shumë e veçantë. As nuk ia ke idenë. As nuk ia ke idenë.

Pogba: Bënë një ofertë të dytë?

Raiola: Po. Duan absolutisht që të qëndrosh. Sipas meje, oferta e tyre nuk e reflekton këtë. U thashë ‘Nëse dëshironi që të qëndrojë, mos e bëni këtë ofertë’. I lashë të kuptonin që nëse duan realisht që të qëndrosh dhe të ndërtojnë një projekt që të përshtatet, këtë herë duhet të sillen ndryshe dhe të hedhin paratë në tavolinë.

Pogba: Po gënjejnë… Si mund t’i thuash një lojtari që e dëshiron në mënyrë absolute dhe të mos i ofrosh asgjë? Nuk e kam parë kurrë një gjë të tillë.

Ndërkohë, raportohet se në një nga skenat e fundit të këtij dokumentari, Pogba ka bërë pretimin që t’i tregojë Mançester Junajtid se bëri një gabim të madh që priti deri në fund për t’i ofruar një kontratë të re.

Arena e Lajmit


Loading…

Çmenduritë e Pogba, si refuzoi 350 mijë euro në javë duke biseduar me Raiolën në Rolls-Royce: Nuk po ofrojnë asgjë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook