EMRI/ Kush është biznesmeni nga Kruja që iu vu tritol në banesë, dyshimet e para

640 0 1657982738xpolicia 10 770x417 1 738

Një sasi tritoli i është hedhur mbi çatinë e banesës shtetasit Altin Keqi,  banues në lagjen “Borati”, Krujë.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit, në çatinë e banesës së shtetasit A. K., në lagjen “Borati”, Krujë, dyshohet se kanë hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale”, njofton policia.

Mësohet se Altin Keqi,  është pronar i dy serviseve të celularëve, një në Krujë e një në Fushë-Krujë. Ky i fundit nuk njihet si person problematik dhe nuk ka konflikte me njeri, ndërsa paraprakisht dyshohet se sulmi ka ndodhur për shkak të konkurrencës, raporton për BalkanWeb gazetari Juli Shota.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

EMRI/ Kush është biznesmeni nga Kruja që iu vu tritol në banesë, dyshimet e para

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook