Kryebashkiaku i Skraparit del hapur si patronazhist: Kemi evidentuar të gjithë njerëzit me influencë në fshatra, do marrim 4500 vota. Reagimi i Ramës

Kryebashkiaku Skraparit

Kryetari i Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama tregoi hapur se është një nga patronazhistët. Ai tha publikisht para kryebashkiakëve të tjerë se në zgjedhjet e ardhshme lokale PS do të marrë 4 500 vota dhe jo 3 500 vota.

Po ashtu kryebashkiaku i Skraparit, duke kujtuar rolin e patronazhistëve që dolën në pah pas skandalit me listat e dhënave të qytetarëve, tha se do të realizohet duke evidentuar të gjithë njerëzit me influencë nëpër fshatra dhe kanalizimi i votës së tyre drejt PS.

“Dua të kaloj tani në aspektin politik. PS ka fituar rreth 3 500 vota në zgjedhjet e kaluara. Më shumë duhej të ishin duke marrë në konsideratë një numër të madh votash të pavlefshme që në shumicën dërrmuese të tyre synonin PS. Ne synojmë që të marrim mbi 4 500 vota dhe për këtë kemi nisur punën që tani. Janë evidentuar në çdo fshat njerëz që kanë influencë dhe reputacion. Njerëzit kanë nevojë të komunikosh me ta…”, tha ai. Kaq mjaftoi që Rama t’i ndërpriste fjalën, duke i komunikuar se koha e tij prej 6 minutash kishte mbaruar.

Arena e Lajmit

Kryebashkiaku i Skraparit del hapur si patronazhist: Kemi evidentuar të gjithë njerëzit me influencë në fshatra, do marrim 4500 vota. Reagimi i Ramës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook