Kur Asllani mahniti Adanin, ish-mbrojtësi i Interit elozhe për 20-vjeçarin: është lojtar që dominon, i ngjan Ksabi Alonsos

Kristjan Asllani ka treguar gjatë gjithë sezonit nivelin e tij duke mahnitur jo pak publikun në Itali e më gjerë. Një ndër ta ka qenë edhe Daniele Adani, ish-mbrojtësi i Interit, që ka dhënë vlerësimin e tij për elbasanasin, kur ishte pjesë e Empolit.

asllani - adani

“Asllani është një mesfushor i aftë që të shkojë të luajë titullar në skuadra të mëdha. Ai i ngjason Zhorzhinjos së Çelsit, ka një të djathtë natyrale shumë të saktë, gjuan mirë edhe me këmbën e majtë. Ka një teknikë të shkëlqyer, një koordinim shumë të mirë në pozicionin ku luan. Është një lojtar që dominon, që i jep ritëm skuadrës, i fortë edhe në luftën në ajër. Goditjet e dënimit, nga pesë gjuajtje, katër i shënon gol, si njëfarë Ksabi Alonso”, shprehej Adani.

Ai nuk ka ngurruar ta lartësojë 20-vjeçarin edhe kur ai përballej me Interin duke thënë: “E patë çfarë i bëri Asllani De Vrajit? Është fantastik edhe ndaj një mbrojtësi me përvojën e holandezit”.

Arena e Lajmit


Loading…

Kur Asllani mahniti Adanin, ish-mbrojtësi i Interit elozhe për 20-vjeçarin: është lojtar që dominon, i ngjan Ksabi Alonsos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook