Lëvizja e bujshme, klubi italian i mbrojtësit të Shpresave kalon në pronësi të sheikëve të Mançester Sitit

“City Group”, kompania e cila ka nën administrim Mançester Sitin dhe klube të shumta filial të tij nëpër botë, duket se më në fund ka zgjedhur edhe një klub italian për të zgjeruar portofolin. Investimi në fakt duket paksa i çuditshëm, pasi nuk është zgjedhur asnjë nga klubet e elitës, por një klub me traditë si Palermo i cili në vitet e kaluara është gjendur në kategoritë e ulëta për shkak të problemeve financiare.

palermo-mansour-sicilialive-800x445

Klubi në të cilin bën pjesë edhe mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Masimiliano Doda, raportohet se do të kalojë nën pronësi të sheikut Mansur, i cili do të kontrollojë 80% të aksioneve të tij. Për momentin  drejtuesit aktualë janë ata që po merren me regjistrimin në Serinë B, pasi zyrtarizimi i firmave do të bëhet vetëm në muajin korrik,

doda-3-1024x680

Megjithatë, emrat e caktuar nga pronarët e rinj do të jenë ata të cilët do të vendosin për strategjitë e merkatos si dhe për përbërjen e ekipit nga tani e tutje, Mendohet që ky klub të përdoret si trampolinë për lojtarë të rinj që nuk kanë mundësi aktivizimi te Siti, ndërsa nuk dihet ende se si do të veprohet me futbollistët që janë aktualisht kontingjent i tij, mes të cilëve edhe Doda.

Arena e Lajmit


Loading…

Lëvizja e bujshme, klubi italian i mbrojtësit të Shpresave kalon në pronësi të sheikëve të Mançester Sitit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook