Nuk ka firmosur kontratë paramartesore, pasuria e Sylvester Stallone mund të marrë një goditje të madhe prej divorcit

Llogaria bankare e Sylvester Stallone së shpejti mund të marrë një goditje të madhe.

Ylli i “Rocky” dhe ish-gruaja e tij, Jennifer Flavin, thuhet se nuk nënshkruan një kontratë paramartesore përpara dasmës së tyre në 1997, duke lënë një pjesë të mirë të pasurisë për tu ndarë.

Stallone, 75 vjeç, ka një pasuri neto prej 400 milionë dollarësh, sipas celebritynetworth.com.

Të dhënat e gjykatës në Florida të shikuara nga ‘Page Six’ tregojnë se të mërkurën është paraqitur një urdhër zbutjeje, i cili synon të vendosë një ndalim të përkohshëm të procedurave ligjore në këtë rast.

Megjithatë, divorci është ende duke ecur përpara siç ishte planifikuar – urdhri sapo u dorëzua për të mbajtur negociatat private, thanë burimet për TMZ të enjten.

“Palët bien dakord se është në interesin më të mirë të secilit prej tyre individualisht, dhe më e rëndësishmja si familje, për të zgjidhur të gjitha çështjet që shoqërojnë zgjidhjen e martesës së tyre në mënyrë dinjitoze, miqësore dhe private jashtë gjykatës, ” thuhet në dokumente.

Flavin, 54 vjeç, bëri kërkesë për divorc në gusht pas 25 vitesh martesë. Dokumentet e gjykatës të marra më parë nga ‘Page Six’ zbulojnë se themeluesja e ‘Serious Skincare’ kërkoi që asetet e grumbulluara gjatë martesës “të shpërndaheshin në mënyrë të barabartë”.

Ajo gjithashtu kërkoi që të “kompensohej dhe të shërohej” duke marrë më shumë para sesa Stallone nga pasuria. Flavin pretendoi në dokumente se bashkëshorti i saj ishte përfshirë në shpërndarjen, shterimin dhe/ose shpërdorimin e qëllimshëm të aseteve martesore.

Një burim i njohur me rastin e mohoi më parë atë pretendim për Page Six duke thënë: “Është kaq qesharake, nuk e kam idenë pse avokatët e Jennifer-it e vendosën këtë në kërkesën për divorc, është thjesht një gënjeshtër e pastër. Sly nuk ka shitur as një bluzë!”

Stallone dhe Flavin, të cilët kanë të dy vajzat Sophia, 26 vjeç, Sistine, 24 vjeç dhe Scarlet, 20 vjeç, thuhet se patën një grindje të madhe për një qen dhe kjo ishte ajo që çoi në ndarjen e tyre.

Një përfaqësues i Stallone – i cili mohoi pretendimet dhe tha për Page Six pas publikimit të lajmit, “Unë e dua familjen time. Ne po i trajtojmë miqësisht dhe privatisht këto çështje personale.”

Në fillim të kësaj jave, vetëm disa ditë pasi mbuloi një tatuazh të dytë kushtuar Flavin, Stallone postoi foto me të dhe thjesht i shkruajti ato, “E mrekullueshme …”

Nuk ka firmosur kontratë paramartesore, pasuria e Sylvester Stallone mund të marrë një goditje të madhe prej divorcit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook