“O zotëri, këtu kërcet kallashi ditën për diell”! Ironia e fortë e Saimir Koreshit: S’ka më as çifte bam, as zagarë ham, por vetëm hashash me nam!

Koreshi

Deputeti demokrat, Saimir Koreshi, ka mbajtur një fjalim ironik ndaj qeverisë, në foltoren e Kuvendit, ku mes të tjerash, është shprehur se “Nuk ka më as çifte bam, as zagarë ham, por vetëm hashash me nam”.

Me tone ironike, deputeti Koreshi theksoi se në vend po kërcet kallashi në ditën për diell, sepse sipas tij, kësaj qeverie nuk i dhimbsen njerëzit.

“Shpresoj që me veshjet me pantallona të shkrutra, e shapka me gisht, të keni mundësi të na ndiqni edhe ju që keni shkuar me pushime në plazh. Ministrja foli, por më mori vajza 3 vjet e gjysmë dhe më tha “sa mirë i tregonte përrallat ajo teta”. Nuk ka më as cifte bam, as zagarë ham, por vetëm hashash me nam. E them kështu, sepse ju vendosni vetë çdo gjë, nuk pyesni asnjë lloj kategorie, as ekspertë të kësaj fushe, ju i bëni sipas interesit tuaj. Por, komunistët dhe servilët e partisë, s’e kanë ndaluar asnjëherë. Këtu o zotëri kërcet kallashi ditën për diell, sepse qeverisë juaj nuk i dhimbsen njerëzit, por i dhimbsen rosat, patat e harabelat. Çfarë po bëni o burri i dheut. Keni 10 vite, ku ka deputetë të PS që kërcasin dyfeni mëngjes për mëngjes. Nuk keni bërë asnjë gjë”, u shpreh deputeti.

Arena e Lajmit

“O zotëri, këtu kërcet kallashi ditën për diell”! Ironia e fortë e Saimir Koreshit: S’ka më as çifte bam, as zagarë ham, por vetëm hashash me nam!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook