Rama mbledh kryebashkiakët, nuk i ndahet Dritan Lelit: Vlora s’duhet ta diskutonte të qenit xixë në mëngjes deri në darkë. Kush është bashkia model

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim kryetarët e 61 bashkive të vendit, ku iu ka dhënë porositë e tij. Kreu i qeverisë ka zgjedhur Pogradecin për të mbajtur takimin.

Që në nisje të fjalës së tij Rama u ndal te procesi i integrimit në BE, pas çeljes së negociatave.

“Negociatat nuk janë një shëtitje në lëndinë janë një e përpjetë e thepisur me sfida të jashtëzakonshme me kërkesa shumë strikte dhe shumë të forta dhe me detyrime që përbëjnë një barrë të madhe për secilin që ka një funksion publik qoftë si i zgjedhur apo i besuar në të gjithë piramidën e administratës shtetërore, dhe për vetë shoqërinë e komunitetet, qeverisjen vendore, bashkitë dhe njësitë administrative, flasim për PS se jemi ne që qeverisim në të gjithë territorin.

Kjo nuk është uniforme në aspektin e cilësisë është e larmishme kemi bashki shembullore, kemi bashki që janë të mirë dhe disa që janë problematike. Të qenit të tilla është të qenit PS problematike për qytetarët. Kemi të gjithë kohën për të adresuar problemet dhe për të kapur trenin ku janë më të mirët prej jush.

Në të gjithë fushat e qeverisjes vendore kemi shembuj për të qen krenar. Është krenari që PS sot drejton Lezhën po të shohim nivelin e higjenës në plazh dhe kënaqësisë të atyre që pushojnë në këtë vijë bregdetare.

Të tillë shembuj qoftë për pastrimin dhe të tjera fusha kemi kudo në të gjithë Shqipërinë deri në bashki të vogla të cilat kanë mundësi të kufizuara por për shkak të punës dhe këmbënguljes janë shembuj pozitivë, që nga Cërriku, Belshit.

Ngopja apo mbingopja me pushtetin është a atyre që harrojnë kush dhe pse janë atje, jo sa herë ju kanë besuar njerëzit.
Dy bashkitë nuk kanë pasur ndonjë avantazh kanë qenë dhe janë të disavantazhuara sepse pjesëmarrja e taksapaguesve lokale është shumë modeste.

Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtës nga qeveria por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë.

Vlora me gjithë potencialin dhe mbështetjen nuk duhej ta diskutonte të qenit xixë nga mëngjesi në mbrëmje. Minimalisht.

Pa folur për bashki të cilat kanë potenciale të mëdha si Pogradeci, tani po hyn në një fazë që po merr më shumë projekte por është një shembull sepse me mjetet e kufizuara të bashkisë, qyteti merr sot frymë lirisht. Kjo është shumë e rëndësishme. roli i çdo individi është vendimtar.

Shkoni shikoni bashkinë e Matit për të kuptuar se çfarë mund të bëjë individi kur nuk e harron në asnjë ditë pse është aty se pse është aty dhe kush e ka çuar aty dhe kur përpiqet të lërë gjurmë me punën që bën.Ne patëm një process shumë të vështirë dhe kompleks që ka vënë në vështirësi shumë shtete më të avancuara, siç ishte rindërtimi nga tërmeti. Bashkia më shembullore e të gjitha bashkive është Shijaku sa i përket rindërtimit. Përfshi edhe Tiranën. Ka patur një përgjigje e institucionit në çdo hap, sikur të ishte bnjë instuitucon perëndimor. Si ndodhi kjo? Mos vallë erdhën nga Gjermania dhe Franca që Bashkia e Shijakut nuk ka shkelur asnjë afat në bërjen e dokumenteve, ne inventariziin e dëmeve, në dhënien e bonuseve, etj? Shumica e atyre që punjnë aty janë ata që punonin më herët. Çfarë ndryshoi? Ndryshoi lidershipi. Dy bashkitë e mëdha Tirana dhe Durrësi nga pikëpamja e funksionimit në këtë procves, pavaësisht se kanë shumë problematika, kanë çfarë të mësojnë nga Bashkia e Shijakut”, tha Rama.

Arena e Lajmit

Rama mbledh kryebashkiakët, nuk i ndahet Dritan Lelit: Vlora s’duhet ta diskutonte të qenit xixë në mëngjes deri në darkë. Kush është bashkia model

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook