‘Shqipërisë i ikin 100 qytetarë në ditë’/ “Ka korrupsion, s’ka drejtësi, hedhja në erë e njerëzve është bërë sport” Lapaj: Eksportojmë vetëm emigrantë, shteti ka dështuar!

589a70f2 265a 4a7c A2bc 7a49689fa900

Avokati dhe aktivisti i njohur Adriatik Lapaj në diskutimin me temë: “Pse po zbrazet Shqipëria?”, në emisionin “Open” është shprehur se vendi ynë po perfeksionohet në eksportin e emigrantëve dhe veçanërisht atyre që janë profesionistë dhe të shkolluar.

“Ne po vazhdojmë traditën dhe po perfeksionohemi si komb që prodhojmë emigrantë. Ne bëjmë eksport emigrantësh. E para është se jemi të lodhur. Kam qenë 3-4 vjeç kur ka rënë sistemi dhe kur shikon që prindërit e tu e kaluan jetën në tranzicion dhe ti po ashtu dhe fëmijët e tu mund ta kalojnë, ti thua inshallah unë po e kap gjysmën dhe fëmijët të shpëtojnë”, tha ai.

Lapaj u shpreh se kriza aktuale që detyron shqiptarët të largohen është burim i shumë faktorëve ku përfshihet korrupsioni, mungesa e shtetit ligjor, apo përkeqësimi i shërbimit shëndetësor.

“Pasiguria juridike dhe korrupsioni e dyta. Nuk diskuton dot më për paratë kur shikon si njerëzit hidhen në erë rrugëve. Ti thua boll si mund ta lë fëmijën tim kur hedhja në erë e njerëzve është një sport i zakonshëm. Shëndetësia. Mungesa e meritokracisë, sepse kemi dështuar t’ia dalim të ndërtojmë një sistem merite. Nga një njeri që ke një karrierë të caktuar ti bëhesh zero se do kryeministri. Të gjitha këto bashkë bëjnë që Shqipëria të ketë një hemorragji shumë të madhe. Këtu s’ka vend për të ndarë fajin, është dështimi më i madh i politikës. Sot na lënë vendin 100 qytetarë në ditë, na vdesin 87 qytetarë në ditë dhe na lindin 73 qytetarë në ditë. Ne jemi minus 100 e kusur qytetarë në ditë. Më pak njerëz në ekonomi, më pak nxënës në shkollat e rretheve, më pak xhiro për bizneset. Në një vend nëse nuk ka njerëz të gjitha të tjerat shumëzohen me zero ose relativizohen. Është si në hënë të kesh një makinë të tipit të fundit, kur s’ka rrugë në hënë”, u shpreh më tej Lapaj.

‘Shqipërisë i ikin 100 qytetarë në ditë’/ “Ka korrupsion, s’ka drejtësi, hedhja në erë e njerëzve është bërë sport” Lapaj: Eksportojmë vetëm emigrantë, shteti ka dështuar!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook