Shqiptarët në Serinë A, Asllani bëhet blerja e dytë më e shtrenjtë pas…

Transferimi i Kristjan Asllanit tek Interi për 14 milionë euro plus huazimin e një lojtari dhe 2 milionë euro bonuse e bën shqiptarin transferimin e dytë më të shtrenjtë në Serinë A, pas atij të Marash Kumbullës nga Verona te Roma në shtatorin e 2020-ës.

asllani

Ai i qendërmbrojtësit të kombëtares shqiptare dy vite më parë me formulën e huazimit 2- vjeçar me detyrim blerjeje 13.5 milionë euro plus 3.5 milionë bonuset, ishte sigurisht më i komplikuar, duke qenë se përfshinte edhe huazimet e lojtarëve Jëlldërëm MertÇetin, Mateo Kançelieri dhe Abudraman Diabi deri në qershorin e këtij viti. Në total operacioni shkoi 26.5 mln euro.

Transferimi i Elseid Hysajt në 2015-ën nga Empoli te Napoli për 5 milionë euro, e bëri atë vit mbrojtësin shqiptar transferimin e dytë më të shtrenjtë pas Lorik Canës, i cili mbante rekordin në atë kohë (6.75 milionë euro) nga Gallatasaraji te Lacio në korrik 2011.

Por ky rekord nuk do të mbahej gjatë, sepse u thye nga transferimi i portierit Etrit Berisha nga Lacio tek Atalanta për 5.72 milionë euro në2017.

Transferimi i Nedim Bajramit nga Grasshopersi tek Empoli në 2020-ën u bë për 500 mijë euro.

Berat Gjimshiti erdhi me parametër zero nga Zyrihu tek Atalanta në 2016-ën. Ndërsa Lacio pagoi për Tomas Strakoshën 75 mijë euro për ta transferuar nga Panioniosi në vitin 2012.

tabela

Arena e Lajmit


Loading…

Shqiptarët në Serinë A, Asllani bëhet blerja e dytë më e shtrenjtë pas…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook