Premier Liga është gati për të startuar sezonin e ri, me kalendarin e ndeshjeve që ka zbuluar të gjitha sfidat që do të luhen.
Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Kristal Palasit dhe Arsenalit. “Topçinjtë” do ta nisnin në transfertë javën e parë, e cila do të luhet në datën 5 gusht. Në datën 6 gusht Liverpuli dhe Çelsi luajnë në transfertë, me të “Kuqtë” që do të ndeshen me të sapo ngriturin Fulham, ndërsa “Blutë” do të kenë përballë ish-trajnerin e tyre, Frenk Lampard. Totenhemi i Kontes do të presë Sauthemptonin, ndërsa në datën 7 gusht, Mançester Junajtid pret Brajtonin, kurse rivalët e Sitit luajnë transfertën me Uest Hem.
Supersfida që të gjithë e presin, ajo midis Mançester Sitit dhe Liverpulitn do të luhet më 15 tetor në “Anfield”, ndërsa akti i dytë më 1 prill të vitit 2023 në “Etihad”.
Për sa i përket përplasjes së parë midis dy ekipeve nga “Big 6”, do të jetë në javën e dytë në “Stamford Bridge” midis Çelsit dhe Totenhemit, më 13 gusht.
“Klasikja” e Anglisë midis Mançester Junajtid dhe Liverpul do të luhet më 20 gusht në “Old Trafford”, ndërsa ajo e kthimit do të jetë më 4 mars 2023.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit
Loading…