Akademia e Vllaznisë në vitet e fundit ka prodhuar shumë lojtarë të talentuar, të cilët nuk kanë mbushur vetëm radhët e klubit shkodran. Vllaznia në disa raste nuk ka arritur të mbajë lojtarët kur ishte momenti për të bërë hapin mes profesionistëve dhe ka parë t’i ikin nga duart pa siguruar prej tyre të ardhura financiare.
E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në këtë edicion. Ndërsa klubi është përqendruar për momentin vetëm te merkatoja nga jashtë dhe ekipi i parë, rrezikon të humbasë elementë cilësorë të “prodhimit të shtëpisë”.
“Panorama Sport” ka mësuar se klubet e kryeqytetit kanë nisur kontaktet me disa futbollistë të akademisë së Vllaznisë, të cilët janë në fund të marrëveshjeve të tyre me klubin shkodran dhe mund të largohen si të lirë në fund të edicionit.
Arena e Lajmit
Loading…