ERE miraton vendosjen e fashës me çmim të ri për energjinë, nga 1 tetori familjet që shpenzojnë mbi 800 kw/h në muaj, do faturohen me 42 lekë për kwh

45457878745

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar propozimin e Furnizuesit të Shërbimit Universal për aplikimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 KWH për abonentët familjarë. Kështu nga 1 tetori abonentët familjarë që shpenzojnë mbi 800 kwh do ta paguajnë atë me 42 lekë për kwh.

Në analizën e bërë nga kompanitë rezulton se në muajin Tetor preken 49 mijë familje nga rritja e çmimit. Vetë kreu i ERES Petrit Ahmeti tha se me vendimin e ri preken 5 % e abonentëve familjarë, pjesa tjetër e tyre do të paguaj me çmimin 9.5 lekë për kwh.

Opozita pjesëmarrëse në mbledhje e kundërshtoi këtë vendim. Jorida Tabaku tha se rritja e çmimit të energjisë do të jetë kosto shtesë për familjet.

Në aplikimin që OSHEE përmes furnizuesit të shërbimit universal ka bërë në ERE thuhet se ky ndryshim në rritjen e çmimit të energjisë elektrike për sasinë e konsumuar nga klientët familjarë mbi 800 kwh në muaj do të rrisë shpenzimet e blerjes së energjisë për periudhën Tetor-Dhjetor me rreth 1.8 miliardë lekë ose rreth 16 milion euro.

Arena e Lajmit

ERE miraton vendosjen e fashës me çmim të ri për energjinë, nga 1 tetori familjet që shpenzojnë mbi 800 kw/h në muaj, do faturohen me 42 lekë për kwh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook