“Fast and Furious” në kufirin greko-shqiptar/ Trafikantët e drogës përplasen me policinë greke, arrestohen pas ndjekjes, sekuestrohen 31 kg marijuanë

28082022dytmakedonianark003

Një trafikant i mitur shqiptar, i shoqëruar nga dy bashkëpunëtorë të tjerë nuk i janë bindur policisë greke në kufirin greko-shqiptar në Kostur duke përplasur dy automjete të policisë e rrezikuar jetën e efektivëve.

I mituri nën drejtimin e një fuoristradë “Mercedes-Benz ML”, nuk i është bindur thirrjes së policisë greke për të ndaluar, ka shtuar shpejtësinë dhe është futur në sens të kundërt në rrugë dhe ka përplasur dy automjete të policisë greke. Forca të shumta e kanë rrethuar dhe kanë arritur ta ndalojnë automjetin.

Në drejtim është gjetur shtetasi shqiptar i mitur dhe pasagjerë dy shqiptarë, një grua 41-vjeçare dhe një mashkull 49 vjeç. Ky i fundit rezulton person në kërkim në Greqi nga Prokuroria e Patrës dhe ajo e Athinës.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 21 pako me 31 kg marijuanë, të cilat ishin ngarkuar në kufirin e gjelbër. Janë sekuestruar edhe 3 celularë me 5 karta SIM. Nga kontrolli i mjetit rezultoi se targat i përkisnin një automjeti tjetër.

“Fast and Furious” në kufirin greko-shqiptar/ Trafikantët e drogës përplasen me policinë greke, arrestohen pas ndjekjes, sekuestrohen 31 kg marijuanë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook