Nikolo Zaniolo është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të Murinjos te Roma dhe këtë gjë e konfirmoi në finalen e Ligës së Konferencës që u luajt në Tiranë, ku vendosi fatet e titullit me golin e tij vendimtar.
Mesfushori italian ka një interes të madh nga Juventusi dhe Milani, me dy klubet që kërkojnë me ngulm shërbimet e tij, por trajneri portugez duket se ende nuk ka ndërmend që ta lëshojë atë.
Kështu Roma ka vendosur çmimin që kërkon për Zaniolon, që shkon deri në 60 milionë euro.
Arena e Lajmit
Loading…