“Beteja me Ramën e kriminalizuar deri në palcë, mision”/ Boçi: Të drejtosh gishtin ndaj Berishës me akuza që janë kostumi i kryeministrit, qesharake!

Luciano Boci

Nënkryetari i PD Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me vendimin e Mbretërisë së Bashkuar. ndaj kreut të PD Sali Berisha.

Boçi shprehet se të drejtosh gishtin ndaj Berishës me akuza që janë kostumi perfket i Ramës, vë në dyshim seriozitetin e hartuesve të tyre.

Statusi:

AKUZA ME PASKUINË

Shpallja e MB dhe arsyet e parashtruara ndaj Berishës i ngjajnë një moskuptimi kohor, po aq dhe diplomatik dhe politik.

Nxitimi për të thënë medoemos diçka, ka prodhuar një fabul akuzash që të vendosura pranë Berishës, duket që janë jo vetëm të pabaza, por ngjajnë dhe krejt qesharake.

Si “një lloj historie me paskuinë” tek “Gjerhurinat” e Markezit.

Nuk mund ta them këtë nëse akuzat do t’i atashoheshin Ramës.

Serioziteti i tyre do ishte bindës.

Aq shumë ngjisin me emrin e Ramës akuzat, sa ngjan që zyrtarët e tekstit të akuzave i kanë ndërruar atij thjesht emrin.

Ato janë një lloj konspekti i akuzave që sot institucionet ndërkombëtare përfshi DASH, i bëjnë Ramës.

Sepse korrupsioni i votës është shtrati i të gjitha korrupsioneve dhe dihet se sa e ka minuar demokracinë autori i shitblerjes së votës dhe masakrës së 25 prillit.

Sepse dihet botërisht, pse u hartua një ligj dekriminalizimi me iniciativën specifike të Berishës dhe PD në 2013, dhe cili ishte personi që krimit, bandave, kriminelëve, banditëve i dha status politik, ekonomik e social elitar, status që e gëzojnë shënd e verë dhe sot.

Të mbyllësh sytë dhe argumentat politikë para këtyre fakteve është dramatike dhe aspak diplomatike.

Sikurse dihet se kush ka përfituar para publike nga Rama e qeverisja e tij nën okelion “strategjike” apo

Fazlliçi dikur biznesmen në spekulimin e tij, sot është mik i mirë i Ramës.

E pra, të drejtosh gishtin ndaj Berishës me akuza që janë kostumi perfekt i Ramës, vë në dyshim seriozitetin e hartuesve të tyre.

Synimi i këtyre akuzave, të lobuara për dekurajimin e opozitarizmit, ka për të dhënë efektin e kundërt.

Beteja me Ramën e kriminalizuar dhe korruptuar deri në palcë është mision!

“Beteja me Ramën e kriminalizuar deri në palcë, mision”/ Boçi: Të drejtosh gishtin ndaj Berishës me akuza që janë kostumi i kryeministrit, qesharake!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook