Dikur ortakë në agjencinë turistike, por sot i vrau/ Viktima kishte kërkuar mbrojtje nga policia pas kërcënimeve të vëllait. Çifti la pas 3 fëmijë

Whatsapp Image 2022 08 30 At 5.41.30 Pm

Gazetarja Klodiana Lala nxjerr të tjera detaje në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi sot në Tiranë, ku vëllai vrau me armë zjarri vëllanë dhe më pas kunatën e tij.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Islam Alla”, në afërsi të Rrugës së Kavajës. Sipas Lalës, dy vëllezërit kanë qenë ortak në agjencinë turistike, por më pas ishin ndarë. Mes shumë konfliktesh, Lala tha se viktima kishte kërkuar mbrojtje në polici pas sherreve me vëllain.

Ndërkohë, viktimat, Dritan dhe Nora Muskurti lanë pas 3 fëmijë.

Ndërkohë për arrestimin e Muskurtit, baba i 7 fëmijëve, që ishte i armatosur, u vënë në lëvizje edhe forcat RENEA. Sipas policisë ai njihej si radikalist dhe përbën sipas policisë rrezikshmëri të lartë, ndërsa u arrestua pas disa orësh në Rrugën ‘5 Maji’.

Arena e Lajmit

Dikur ortakë në agjencinë turistike, por sot i vrau/ Viktima kishte kërkuar mbrojtje nga policia pas kërcënimeve të vëllait. Çifti la pas 3 fëmijë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook