Inzagin dhe Lukakun i ndajnë 5 milionë, trajneri organizon skuadrën rreth belgut. Shikoni si pritet të rreshtohet Interi sezonin e ri

Romelu Lukaku e dinte se nëse do t’ia shprehte dëshirën e tij për t’u rikthyer tek Interi një “xhindi” si Bepe Marota, ajo do të realizohej dhe administratori i deleguar i zikaltërve nuk e ka lënë në baltë sulmuesin.

inzagi lukaku

Bisedimet e nisura për të realizuar operacionin kaluan fillimisht nga avokati i belgut dhe tani kanë mbërritur në fazën e dytë atë të takimit mes klubeve. 29-vjeçari është gati të përgjysmojë rrogën, por duket se edhe Çelsi është gati të përgjysmojë kërkesën e tij fillestare për huazimin prej 25 milionë eurosh.

Pronari i ri i londinezëve, Tod Bohli, e di se marrëdhënia e lojtarit të tij me trajnerin Tomas Tuhel është e parikuperueshme dhe nuk dëshiron që organika të vuajë tensionin e saj, së cilës nëse i shtohet edhe fakti që Romleu nuk dëshiron të luajë në Londër, klubi do të shikonte vetëm efekte negative.

Për këtë janë ulur në tavolinë me kryesinë zikaltër dhe janë gati ta bëjnë përsëri deri në fundjavë kur do të përpiqen të zerojnë diferencat mes kërkesës dhe ofertës. Interi po mendon të rrisë shifrën e propozuar për huazimin deri në 10 milionë euro dhe me 15 milionë eurot që pritet të kërkojnë anglezët, diferenca është e vogël.

Kur ndryshesa është vetëm 5 milionë euro, nuk do të jetë e vështirë të gjendet zgjidhja për të kënaqur të gjitha palët, por mbi të gjitha trajnerin Simone Inzagi, i cili përveçse është admiruesi më i madh i belgut, ka nisur që tani të bëjë plane për organizimin e skuadrës rreth sulmuesit.

RËNDËSIA PËR INZAGIN – Inzagi e stërviti vetëm dy javë pasi kishte ardhur në krye të Interit, por kaq i mjaftuan për të parë karakteristikat e tij dhe rëndësinë që mund të kishte për skuadrën.

Jo më kot ishte trajneri një ndër më të lënduarit nga largimi i Lukakut, me të cilin mendonte se historia e sezonit që u mbyll mund të kishte shkuar ndryshe.

Për këtë Simone është sot një nga mbështetësit kryesorë të rikthimit të “Big Rom”-it si për karakterin, ashtu edhe për cilësitë teknike, që do t’i lejonin Inzagit të kishte në dispozicion shumë në të dyja këto drejtime, pasi siç ka treguar, është një lider, i aftë për të rritur vetëvlerësimin individual dhe kolektiv, që mund të ketë të njëjtin efekt që Ibrahimoviç pati te Milani. Por, ai është njeriu rreth të cilit do të ndërtohet skuadra edhe në fushë.

Lukaku është ideali, mbi të gjitha për futbollin italian, që mund të mos jetë më spektakolari, por është taktikisht ndër më të avancuarit. Me të i ke të sigurta të dyja fazat, si atë të pushtimin të gjysmëfushës rivale, ashtu edhe atë të mbulimit, që të lejon të nisesh më pas në kundërsulm dhe i bën të dyja këto me të njëjtin efikasitet.

Romelu është rrezik i padiskutueshëm për kundërshtarët, sidomos brenda ose në limitet e zonës, pasi cilësitë e tij i sigurojnë zgjidhje të shumta, si goditjet që rrallë nuk shënjestrojnë kuadratin, ashtu edhe pasimet për shokët e skuadrës në të dy krahët.

Lukaku është një rrezik edhe kur e merr topin në mesfushë, pasi fiziku i lejon të mbështetet te mbrojtësit që e kanë të vështirë për ta ndalur.

Pika e tij e dobët duket prekja e parë kur i duhet të kontrollojë topin, por kjo është inekzistente për Iznagin kur vë në peshore të mirat dhe të këqijat e tij.

Me Lukakun, Interi siguron lojtarin që mund të sigurojë vazhdimësi në 90 minuta dhe të shënojë ata golat e “lehtë” që gjatë këtij sezoni shpesh janë falur, motiv për të cilin Inzagi nuk dëshiron të heqë dorë prej tij.

inter

Arena e Lajmit


Loading…

Inzagin dhe Lukakun i ndajnë 5 milionë, trajneri organizon skuadrën rreth belgut. Shikoni si pritet të rreshtohet Interi sezonin e ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook