“Nuk e kuptoj si e bëri këtë gjë, edhe unë hyja në kompani”, çfarë deklaronte vëllai i madh i “bosit” turk të Thodex që u arrestua në Vlorë

Judklu

Arrestimi i 28-vjeçarit Faruk Fatih Özer në Jug të Shqipërisë, më shumë se 1 vit pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet turke, ka shkaktuar reagim të fortë në vendlindjen e tij, me mediat që kanë publikuar dëshmi të të afërmeve dhe të dhëna nga aktiviteti i kompanisë Thodex.

Hürriyet ka kontaktuar vëllain e madh të të riut turk, Güven Özer në ditët kur Turqia fliste për “mitin” e Thodex dhe e ka ripublikuar sërish sot deklaratën e tij.

“Vëllai im është një person shumë i mirë. Ai ka vite që merret me kriptovaluta”, tha Güven Özer.

Sipas vëllait të madh të 28-vjeçarit që mashtroi 391 mijë persona duke vjedhur rreth 2 miliardë dollarë, me aktin e tij ai ka goditur edhe familjen.

“Ai na goditi edhe ne me çfarë bëri. Nuk e kuptoj si e bëri një gjë të tillë, pasi edhe unë shkoja e vija në kompani. Nuk e di nëse ka një hetim për mua. Nuk mendoj se vëllai im do ta bënte një gjë të tillë. Ai është një djalë shumë i zgjuar dhe i ndershëm, ndaj them se mund të fshihen gjëra të tjera pas kësaj. I ndjek zhvillimet edhe në TV. Vëllai im shkoi jashtë vendit. Unë nuk kam mundur ta kontaktoj për një ose dy ditë. Nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte”, ka rrëfyer ai.

Arena e Lajmit

“Nuk e kuptoj si e bëri këtë gjë, edhe unë hyja në kompani”, çfarë deklaronte vëllai i madh i “bosit” turk të Thodex që u arrestua në Vlorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook