Objektivi i merkatos “frikëson” Milanin me deklaratën e fundit: Nuk kam asnjë akord me kuqezinjtë

Emri i Noa Langut lidhet vazhdimisht me Milanin. Në të vërtetë, ditët e fundit kanë mbërritur zëra nga Belgjika se marrëveshja tashmë është mbyllur. Në realitet gjërat nuk janë aspak kështu dhe për ta bërë të qartë ka menduar vetë lojtari, i cili në mikrofonat e gazetës holandeze online “nu.nl”, deklaroi:

NOA LANG 1

“Nuk kam marrëveshje me Milanin apo të klube tjera. Nuk e di nga vjen ky lajm”. Gjatë së njëjtës intervistë, Lang konfirmon gatishmërinë e tij për të ndryshuar ekip, por në fund të vitit do të ketë Botëror dhe padyshim Lang dëshiron të jetë pjesë e Holandës që do të marrë pjesë në turneun në Katar.

“Marrëveshja me Bryzhin është që duhet të arrijë një ofertë, për këtë të dyja palët kemi rënë dakord. A kam frikë se mos bëj zgjedhjen e gabuar? Jo, sepse duhet të vazhdoj të rritem. Nëse shkoj në një klub më të madh, ndoshta do të bëhem një futbollist më i mirë. Personalisht shoh vetëm përfitime në kuadër të Kupës së Botës”, përfundoi 22-vjeçari.

Arena e Lajmit


Loading…

Objektivi i merkatos “frikëson” Milanin me deklaratën e fundit: Nuk kam asnjë akord me kuqezinjtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook