‘Përplasjet’ në Kuvend për raportin e Dick Marty, Meta: Shqipëria duhet ta ketë parësor interesin e Kosovës

Meta

Presidenti Ilir Meta ka komentuar debatet që ndodhën në Kuvend e Shqipërisë një ditë më parë, teksa u diskutua për  rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t për Kosovën.

Në një intervistë për RTK në Kosovë, Meta tha se ka nevojë për një unifikim më të mirë mes autoriteteve të dy vendeve.

5 vite në Presidencë?

Meta: Përpara se të flasim për 5 vite si President i Republikës, dua të them se kur vija dje nga Kukësi për në Prishtinë, mu kujtuan ato zhvillimet dramatiket të fundmarsit,prillit të vitit 99, që ishin shokuese për të gjithë. Më duket se sa e gjatë na dukej ajo rruga nga Kukësi në Tiranë. Për shkakt ëzetojëve që prisheshin dhe rruga ishte e ngushtë. Gjithmonë pretendojmë për një ritëm tjetër, kush e mendonte atëherë se sot, u bë shumë kohë që mes Tiranës dhe Prishtinës të kemi një komunikim të tillë.

Çfarë mendoni për debatin në Kuvendin e Shqipërisë për rezolutën që dënon raportin e Dick Marty-t?

Meta: Mendoj që në Shqipëri ka nevojë brenda për brenda për një unifikim më të madh të qëndrimeve përsa i përket marrëdhënieve me Kosovën. Ka nevojë për një unifikim më të mirë mes autoriteteve të dy vendeve. Është një arritje shumë e mirë që të kemi disa konsullata të përbashkëta dhe sportele të përbashkëta për t’u shërbyer qytetarëve. Duhet të angazhohemi për të forcuar pozitën e njëri-tjetrit. Unë besoj se ka qenë e panevojshme ajo që ka ndodhur, por edhe shumë raste të tjera. Shqipëria e ka detyrim kushtetues të kenë parësor interesin e Kosovës dhe shqiptarëve. Ne duhet të ecim në këtë rrugë, që ka qenë një traditë e konsoliduar në të kaluarën, pavarësisht kush qeveri ka qenë. Në vendin tonë kemi pasur disa probleme, ato zhvillimet në Parlament dhe problemet me demokracinë që kanë vonuar çeljen e negociatave.

‘Përplasjet’ në Kuvend për raportin e Dick Marty, Meta: Shqipëria duhet ta ketë parësor interesin e Kosovës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook