Ramën e keni quajtur tregtar kufijsh? Meta: Aventura që s’janë në interesin e shqiptarëve. Kosova ka një pozitë ndërkombëtare shumë të mirë!

Ilir Emta

Presidenti Ilir Meta është shprehur se Kosova ka bërë progres, duke u shprehur se Shqipëria vijon të ketë probleme të mëdha sa i përket korrupsionit.

“Me Kosovën ka ndodhur padrejtësi, sepse Kosova ka plotësuar më shumë kushte se Shqipëria apo Serbia apo vende të tjera. Shqipëria është në monitorim për çështjen e liberalizimit të vizave. Edhe nëse Shqipëria do të jepte shtetësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, nuk do të ishte zgjidhje se do të ishte heqje për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Shqipëria ka për detyrë të luftojë më shumë krimin e organizuar dhe grupet në BE që kanë lidhje me Shqipërinë”, ka thënë Meta.

Sa është përdorur sa duhet për të përforcuar Kosovën dhe Shqipërinë si komb?

Meta: Kosova ka një pozitë ndërkombëtare shumë të mirë. Janë ato probleme që i dimë. Gëzon mbështetjen e vendit e pjesës më të madhe të vendeve të BE-së. Ka edhe vende që e mirëkuptojnë për shkak të problemeve të tyre të brendshme.

Ligji dhe korrupsioni?

Meta: Berisha është një lider që ka lënë gjurmë të thella në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, dhe ka qenë ndër mbrojtësit kryesor të çështjes së Kosovës. Dihet raporti i tij me SHBA, dihet që ka pasur edhe një krisje për një krizë për shkak të zhvillimeve në ‘96-97, po ashtu siç dihet se presidenti Bush vizitoi Shqipërinë dhe në krah të tij foli edhe për Kosovën. Jemi në demokraci dhe jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim. Padyshim për rrugën e Kombit ka një meritë historike.

Raporti Shqipëri-Kosovë dhe qasja e zotit Rama për dialogun Kosovë-Serbi, a ju ndan? E keni quajtur tregtar kufijsh?

Meta: Qasja ime është e qartë, është e pavarur, është një vend model. Historitë me ndryshime kufijsh apo aventura të tjera nuk janë në interesin e shqiptarëve dhe as në të ardhmen europiane të rajonit.

Ballkani i Hapur?

Meta: Mendoj që është një iniciativë e tepërt e panevojshme dhe e paqartë deri sa ka ndryshuar tre herë emrin. Kemi iniciativa të tjera shumë më solide, si procesi në Berlin.

Ramën e keni quajtur tregtar kufijsh? Meta: Aventura që s’janë në interesin e shqiptarëve. Kosova ka një pozitë ndërkombëtare shumë të mirë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook