Revolucion te Teuta, ja situata me kontratat e lojtarëve

Për tifozët e Teutës, pas qëndrimit në Superiore, ajo që tani ka më shumë interes është e ardhmja e skuadrës. Drejtuesit e klubit, në dallim nga edicioni i fundit, kanë plane të tjera për sezonin e ri dhe hapi i parë ka qenë duke konfirmuar stafin me në krye trajnerin Renato Arapi. Në vijim pritet që të vendoset për lojtarët që u ka mbaruar kontrata, ata që janë nën kontratë, si dhe për afrimet e reja, ku pa dyshim Teuta ka nevojë për përforcime në çdo repart.

Teuta-Egnatia festa

LOJTARËT PA KONTRATË

Në këtë moment, kur skuadra vijon të jetë pushim, problemi më i madh te Teuta janë lojtarët pa kontrata, të cilëve u ka mbaruar afati në fund të majit. Te durrsakët parashikohet që të zhvillohet një revolucion sa i takon përbërjes së skuadrës, nisur edhe nga fakti se disa futbollistëve u ka përfunduar kontrata me klubin. Tre janë lojtarët që u ka përfunduar kontrata, të cilët në sezonin e fundit kanë kontribuuar te “djemtë e detit”. Asion Daja, Jahmir Hyka dhe Florent Avdyli ende nuk e dinë nëse do të jenë pjesë e klubit, me palët që nuk kanë njoftuar për një rinovim. Me gjasë, java që vjen do vendosë pikat mbi “i”.

Lojtarët që janë në pritje të një përgjigjeje të klubit për sa i përket vazhdimësisë, pritet të njoftohen përpara fillimit të përgatitjeve të Teutës për sezonin e ri. Blutë kanë bërë shumë ndryshime, teksa 5 nga lojtarët e sezonit të shkuar kanë zyrtarizuar divorcin me klubin: Albano Aleksi, Blagoja Todorovski, FilipIvanoviç, Sebino Plaku, ReubenAkuah. Thuajse i larguar, edhepse jo i zyrtarizuar, është edhebraziliani Xhekson Ferriera, i cili e kaloi sezonin e fundit mëshumë i dëmtuar. Ergys Peposhi dhe Klejdi Daci u huazuan nëjanar nga Kukësi dhe pritet qëtë kthen te verilindorët. Objektivi është për të ndërtuar njëTeutë sa më konkurruese dukeu bazuar te lojtarët që janë nënkontratë dhe shikohen pjesë eskuadrës së sezonit të ri, të cilët janë: Qirko, Dema, Qaqi, Jazxhi, Beqja, E.Vila, L.Vila, Gurda, Gecaj, Kotobelli, Hebaj, Idrizaj, Kurti, Kapllani.

SITUATA TE TEUTA:

765767

ZAMIR QYPI-Arena e Lajmit


Loading…

Revolucion te Teuta, ja situata me kontratat e lojtarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook