Vazhdojnë largimet nga Skënderbeu, mesfushori prezantohet te klubi grek

Klubi i Skënderbeut duket se po zgjidh çështjen e trajnerit me kthimin e Migen Memellit, por gjithsesi ka një problem të madh përpara, pasi shumë nga futbollistët e sezoneve të fundit kanë mbyllur kontratat ose janë shkëputur nga korçarët. Listës së gjatë të atyre që janë larguar nga Skënderbeu i është shtuar edhe mesfushori ganez Rendi Dumfur.

dumfur

Ky  i fundit ka qenë pjesë e formacionit titullar në dy sezonet e fundit dhe shihej si një element me perspektivë që mund të vazhdonte të ndihmonte Skënderbeun në vitet në vijim. Por bashkëpunimi nuk do të vazhdojë, pasi ai është prezantuar sot si lojtari i ri i Episkopi FC në kategorinë e dytë greke. Klubi bëri të ditur se kishte firmosur për një vit me mesfushorin ganez, i cili nga ana e tij e vlerësoi si një sfidë të rëndësishme për karrierën.

“Unë kam dëshirë të përmbush pritshmërinë që ka skuadra në një nga ligat kryesore të futbollit grek. Jam i gatshëm që të përfshihem në mënyrën se si luhet futbolli këtu. Do të jap gjithçka për të arritur objektivat e klubit”, theksoi Dumfur.

Arena e Lajmit


Loading…

Vazhdojnë largimet nga Skënderbeu, mesfushori prezantohet te klubi grek

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook