Kristjan Asllani duket se do të zyrtarizohet në orët e ardhshme si lojtari më i ri i Interit, me agjentin e mesfushorit të Kombëtares që gjendet në zyrat e klubit për të mbyllur marrëveshjen e transferimit të lojtarit në Milano.
Pamjet nga “Tuttomercato.web” tregojnë agjentin e 20-vjeçarit që i drejtohet selisë qendrore të Interit për t’u takuar me drejtuesit e klubit zikaltër për të diskutuar detajet e fundit të kontratës së Asllanit.
Rruga tashme duket te jetë plotësisht e hapur, me Interin dhe Empolin që gjithashtu kanë arritur një marrëveshje transferimi për 14 milionë euro dhe huazimin e sulmuesit Martin Satriano për një sezon.
#Inter, in sede l’agente di #Asllani: si prova a chiudere
👉 @ivanfcardia pic.twitter.com/6ncabZ6Vr4— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) June 17, 2022
Arena e Lajmit
Loading…