Zjarri në Tiranë, zjarrfikësit dhe policia rrethojnë zonën, News24 sjell pamjet ‘live’ nga vendi i ngjarjes. Dy punonjës dërgohen në spital ë asfiksuar

Zjarri Tirane

Dy persona janë asfiksuar nga zjarri që u aktivizua në fabrikën e sfungjerëve në Kombinat.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se personat janë dërguar me urgjencë në spital. Bëhet fjalë për dy punëtorë të fabrikës.

Ndërkohë gazetari Mario Merhori raportoi se zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit. Deri më tani nga strukturat policore bëhet e ditur se rrezikohen disa banesa pranë fabrikës.

Nuk dihet ende se si ka shpërthyer zjarri, që ka shkaktuar panik te punonjësit dhe banorët e zonës.

Informacion shtesë
Në vijim të informacionit për zjarrin e rënë në një magazinë me materiale sfungjeri, në “Misto Mame”, ju bëjmë me dije se pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë e mundur fikja e zjarrit.

Nga tymi i shkaktuar nga zjarri kanë mbetur të asfiksuar 2 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Zjarri në Tiranë, zjarrfikësit dhe policia rrethojnë zonën, News24 sjell pamjet ‘live’ nga vendi i ngjarjes. Dy punonjës dërgohen në spital ë asfiksuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook