Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina përplas për vdekje këmbësorin 75-vjeçar, arrestohet drejtuesi i mjetit nga Kosova (EMRAT)

Aksident Fier

Hysen Rucaj, 75-vjeç ka mbetur i vdekur në vend pas një aksidenti automobilistik të ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të mërkure në autostradën Levan-Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur në një kohë kur 49-vjeçari Flamur Maloku, banues në Kosovë, i cili udhëtonte me automjetin e tij tip “Jeep” në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” ka përplasur për vdekje 75-vjeçarin i cili ka qenë duke ecur në këmbë.

Përplasja ka rezultuar fatale për Rucaj, ndërsa autori i ngjarjes është shoqëruar në komisariatin e policisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” shtetasi F. M., 49 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin H. R., 75 vjeç, banues në Cakran, Fier.

U shoqërua në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, makina përplas për vdekje këmbësorin 75-vjeçar, arrestohet drejtuesi i mjetit nga Kosova (EMRAT)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook